Ish-ambasadori i SHBA në Izrael Dan Shapiro, tha sot se ambasadorja amerikane në largim në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, synon të kandidojë për presidente të SHBA-së.
“Niki Haley synon të kandidojë për president, nëse jo në vitin 2020, atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm për të tejkaluar Trumpin dhe skandalet e tyre,” tha Shapiro për radion ushtarake izraelite.
Haley, megjithatë, nuk ka konfirmuar se kishte ndonjë plan për të ndjekur këtë funksion.
Mediat izraelite kujtojnë se Shtëpia e Bardhë nuk dha shpjegim për dorëheqjen e saj dje, përveç dëshirës për t’u larguar pas dy vjetësh pune në OKB. /kp/Telegrafi/