Telegrafi

Ish-aktorja e “O sa mirë” me poza provokuese e veshur si stjuardesë (Foto)

Linda Jarani u bë e famshme në saje të serialit “O sa mirë”.

Aktorja ka marr vëmendjen e publikut me rolin e një vajze prej qytetit të Shkodrës.

Por, edhe këtë vit bukuroshja po vazhdon jetën artistike me shfaqjet në projekte të ndryshme filmike dhe teatrale.

Një të tillë e ka pasur edhe sot Linda në qytetin e Shkodrës, ku ka qenë në shfaqjen teatrale “Boing, Boing”.

“Sonte ora 19:00 “Boing boing” në Shkodër”, ka shkruar Linda në llogarinë personale në Instagram.

Aktorja shihet se ka luajtur rolin e një stjuardese ndërsa para shfaqjes ka marrë poza joshëse para një pasqyre.

Ndryshe, Jaranin do ta shohim edhe në projekte të tjera teatrale dhe filmike. /Telegrafi/