Anita Nikaj është bërë e njohur në saje të serialit shqiptar, “O Sa Mirë”, ku ka luajtur rolin e malësores nga Mali i Zi.
Aktorja ka kohë që tashmë është zhvendosur për të jetuar dhe vepruar në New York të SHBA-ve.
Kohë pas kohe po publikon imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku po pasqyron jetën e përditshme të saj përtej oqeanit Atlantik.
Gjatë ditës së sotme ka lënë një mesazh falënderuar në llogarinë personale në Instagram me rastin e ditëlindjes.
“Sot, në ditëlindjen time, unë dua të falënderoj Perëndinë që më dha edhe një vit tjetër të shëndetshëm, për të gjitha përvojat dhe kujtimet e këtij viti të kaluar. Ishte një vit i bekuar! – Dua ta falënderoj familjen time që është forca ime më e madhe…për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë viteve, e cila më ka treguar se çfarë është dashuria e pakushtëzuar”.
“Faleminderit për të gjithë miqtë e mi të mrekullueshëm që më keni zgjedhur që të bëhem pjesë e jetës suaj. Unë gëzoj shëndet të mirë, familjen, dashurinë, miqësinë, punën e madhe dhe suksesin, zemrat e mira dhe momentet e lumtura jo vetëm sot…por çdo ditë të jetës sime”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Nikaj nuk dihet nëse do të kthehet tash për tash në ndonjë projekt filmik apo seriale. /Telegrafi/