Site icon Telegrafi

Ish-aktori i Portokallisë nuk fal tradhtinë, ndërsa gruaja e tij po! (Video)

Të ftuar në edicionin e kësaj javë në emisionin “Thumb”, në Top Channel, ishin edhe Romir Zalla dhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe kolegia e tij, Suela Bako.

Ata kanë treguar shumë detaje lidhur me jetën e tyre private, ndër të cilat edhe kush është më xheloz, kush mban financat, kush bërtet më shumë e të ngjashme.

Çifti i aktorëve është pyetur edhe nëse falin tradhtinë, përgjigja e të cilëve ishte kontradiktore.

Romiri është shprehur se nuk e fal tradhtinë, kurse Suela ka thënë se e fal. /Telegrafi/

Exit mobile version