Ish-agjenti i Mauro Icardit pretendon se Wanda Nara ka ‘një ndikim të keq’ në sulmuesin e Interit dhe ‘kujdeset vetëm për para’.
Tensionet duket se po rriten midis Interit dhe Wandas, me nerazzurët që kundërshtojnë një pretendim të bërë nga agjenti i gruas së Icardit, që ata u përpoqën ta shesin argjentinasin te Juventusi dhe ende nuk i kanë ofruar një kontratë të re.
“Icardi ka dhënë shumë në fushë si sulmues”, tha Ablan Moreno për Radio Sportiva.
“Megjithatë, ai ndikohet keq nga ajo, e cila mendon vetëm për para. Puna e tij në fushë është fenomenale dhe është rritur shumë në futbollin italian”.
“Mentaliteti dhe trupi i tij janë të përkryer për Serie A, por Wanda Nara kujdeset vetëm për paratë dhe jo imazhin dhe vlerën e tij si kapiteni i Interit”.
“Çdo agjent mund të flasë për një rinovim, por mënyra se si e bëni këtë është shumë e rëndësishme. Ju nuk mund të thoni vetëm ‘këto janë numrat e Icardi’ dhe të vendosni gjithçka në mediat sociale. Ata duhet të shkojnë në Inter dhe të flasin në vend që të vënë gjithçka në internet”, tha ish-agjenti i lojtarit.
Ndryshe, Icardi tash e sa kohë po raportohet se do të mund të transferohet te skuadra e Real Madridit. /Telegrafi/