Gjigandi farmaceutik Moderna ka punësuar një ish-agjent të FBI-së për të përpiluar raporte të brendshme të kompanive për personazhe të famshëm “me rrezik të lartë”, përfshirë yllin e tenisit Novak Djokovic, të cilët kanë kritikuar publikisht vaksinat kundër coronavirusit, shkruan New York Post.
Kompania farmaceutike me bazë në Boston që shiti një nga vaksinat e para të mRNA kundër COVID-19 që u shpërnda në dhjetëra miliona amerikanë gjatë pandemisë, thuhet se po punëson një ekip ish-zyrtarësh të zbatimit të ligjit për të formuar një “departament dezinformimi” për të monitoruar reagimet ndaj vaksinës së saj.
Lajmet për ekzistencën e departamentit dhe raportet e tij u zbuluan fillimisht nga gazetarët e pavarur, Lee Fang dhe Jack Poulson.
Sipas pretendimeve të tyre, departamenti porositi një raport të titulluar “Djokovic u kurorëzua hero anti-vaksinë pas fitores së US Open”.
Djokovic nuk u lejua të merrte pjesë në turnetë e US Open 2021 dhe 2022 për shkak të refuzimit të tij për të marrë vaksinën kundër COVID-19.
Moderna ishte e shqetësuar se “anti-vaksinat” po festonin fitoren e Djokovicit, gjë që bëri që shumë në rrjetet sociale të “talleshin me faktin që Moderna është sponsor i US Open”.
“Sjellja e Djokovic, i cili e kundërshtoi vaksinën duke mos e lejuar atë të konkurronte në US Open në 2022, u kthye dhe fitoi turneun e sponsorizuar nga Moderna, forcoi pretendimet se vaksinat janë të panevojshme,” thuhet në raport.
Prandaj, Moderna e vlerësoi debatin rreth Djokovicit si “me rrezik të lartë”, dhe përveç Novakut, në listë janë edhe miliarderi dhe pronari i rrjetit social X, Elon Musk dhe aktori Russell Brand. /Telegrafi/
Moderna keeps tabs on ‘high risk’ anti-vaccine celebs like Elon Musk, Novak Djokovic, Russell Brand: report https://t.co/b5qVbhKXNg pic.twitter.com/rc6ta0tY3m
— New York Post (@nypost) November 27, 2023