Telegrafi

Ish-agjenti e godet keq Suarezin, thotë se është i sëmurë psikik

Ish-agjenti i Luis Suarezit, thotë se lojtari ka probleme të mëdha psikologjike.

Ish-reprezentuesi uruguaian, Daniel Fonseca, thotë se lojtari i ka borxh atij 20 për qind nga shuma transferuese e vitit 2006 dhe për këtë nuk heziton ta sulmojë lojtarin.

“Ai po gënzjen, sepse si fëmijë ai ka treguar se ka probleme psikologjike”.

“Ai për këtë arsye po viziton një psikolog, por nuk po i jep efektin e dëshiruar”.

“Ai duhet ta ndërrojë psikologun, ose të kërkojë një psikiatër”, u shpreh Fonseca.

Ai shtoi se di një gjë shumë të keqe por të vërtet nga fëmijëria e Suarezit që ia kanë thënë tri shokë të tij, por që nuk do t’ia tregojë derisa t’ia paguajë borxhin. /Telegrafi/