James Le Mesurier i cili u nderua nga Mbretëresha Elizabetë, për themelimin dhe punën me “Helmetat e Bardha” për mbrojtjen e grupeve civile në Siri, është gjetur i vdekur në Turqi.
Trupi i ish-agjentit britanik, që u nderua me OBE më 2016, është gjetur pranë shtëpisë së tij në Stamboll, kanë bërë të ditur pjesëtarët e organizatës së tij për CNN, transmeton Telegrafi.
Le Mesurier krijoi grupin për reagime me urgjencë, të njohura si “Mayday Rescue”, që ndihmoi në trajnimin e vullnetarëve të Helmetave të Bardha.
Arsyet e vdekjes së tij ende nuk dihen, derisa njësitet e hetuesve në Turqi kanë nisur hetimet.
Mësohet se trupi i tij, është gjetur rreth orës katër të mëngjesit, në një rrugë afër shtëpisë së tij dhe zyrës ku punonte, në pjesën evropiane të kryeqytetit turk.
Në kontrollet që i janë bërë trupit të tij, u gjetën thyerje në këmbë dhe duar.
Sipas TRT, thuhet se ish-agjenti britanik ka edhe çarje në fytyrë, ndërsa në procesverbalet e policisë, shkruan se ngjarja është shkaktuar “nga një rënie e madhe”.
Në deklaratën e saj, bashkëshortja e Mesurier ka thënë se iu desh të pinte hapa për gjumë, pasi pa kufomën e tij, kur u njoftua nga njerëzit që jetojnë në afërsi. /Telegrafi/