Site icon Telegrafi

Ish-agjenti i Benzemas e kritikon hapur Raphael Varanen: Është bërë hija e vetës

Ish-agjenti i Karim Benzemas, Karim Djaziri e ka kritikuar Raphael Varanen për formën e tij në këtë edicion, duke thënë se është shndërruar në hije të tij.

Real Madridi pësoi edhe disfatën e dytë në këtë edicion në La Liga, pasi në të dielën humbi 4-1 në udhëtim te Valencia.

Varane prodhoi një auto-gol dhe shkaktoi tri penallti të cilat u realizuan nga Cristian Soler, duke dhënë kështu një paraqitje për t’u harruar.

Për formën e tij, Djaziri ka kritikuar mbrojtësin francez që nuk po arrin të rikthehet në formën e tij të lartë.

“Që nga ndeshja me Manchester Cityn, Varane ka qenë hija e vetës”, ka shkruar ish-agjenti i Benzemas në llogarinë e tij në Twitter.

Natyrisht se Varane kishte dështuar të tregonte vetën në përballjen me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve në edicion e kaluar, duke u lënë fajtor për dy golat e pranuar. /Telegrafi/

Exit mobile version