Profesori universitar Fati Iseni, në emisionin “Studio e Hapur” në TV Nova ka pohuar se mekanizmin e bllokimit të punës së kuvendit të cilën e ka zbatuar vite më parë BDI, kur dorëzoi mbi 20 mijë amendamente, tani mund ta zbatojnë edhe partitë politike maqedonase kur të bëhet fjalë sjellja e ligjit për gjuhën shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse marrim në mënyrë hipotetike, po supozojmë se partitë shqiptare po krijojnë koalicion më LSDM-në, a mundet dhe besoj se kjo do të ndodhë sepse OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar se do të bllokon funksionalizimin e institucioneve të shtetit, dhe të parashtron mijëra amendamente, sidomos në ndryshimet kushtetuese apo të ndonjë ligji siç është rasti në përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Në këtë rast do të duhet të shkojnë muaj e vite që të shqyrtohen të njëjtat, dhe në këtë mënyrë gjuha shqipe nuk do të mund të sillet në Kuvend, sepse atë nuk do ta lejojnë deputetët e OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Iseni./Telegrafi/