Telegrafi

Isco: Treguam se ishim më të mirë, falënderojmë tifozët

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka folur pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli i cili shënoi golin e vetëm në takimin e dytë në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit, ka thënë edhe një herë se është i lumtur te Los Blancos.

“E filluam keq, por goli i jonë i theu ata. Ata e bën më të vështirë për ne, por kjo është ajo që nevojitet për t’u bërë kampion”.

“Është për të ardhur keq që pranuam dy gola të hershëm në atë mënyrë, por ne vazhduam dhe treguam se ishim më të mirët sonte”.

“Falënderojmë tifozët që kënduan në shi. Trajneri vendos se kush do luajë e kush jo, jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Isco. /Telegrafi/