Site icon Telegrafi

Isco: Te Spanja kam besimin e trajnerit, por jo dhe te Reali

Isco duke festuar golin e gjashtë të Spanjës ndaj Argjentinës (Foto: Getty Images)

Heroi i Spanjës ndaj Argjentinës, Isco, u shpreh i lumtur për paraqitjen individuale (het-trik) dhe atë ekipore në fitoren 6-1.

Spanjolli tha se te Përfaqësuesja ka besimin e trajnerin Julen Lopetegui, por jo edhe te Real Madridi.

“Kam besimin e trajnerit dhe ndoshta në Madrid (nivelin e klubit), nuk e kam fituar ende”, ka thënë Isco pas ndeshjes.

Isco duke festuar golin me Ramos ndaj Argjentinës (Foto: Getty Images)

“Kjo është edhe arsyeja pse ekipi kombëtar për mua është i rëndësishëm dhe më jep jetë, nëse nuk startoj dhe nuk kontribuojë për klubin, atëherë duhet të shfrytëzojë mundësitë e mia”.

“Synoj të jem startues për klubin dhe përfaqësuesen dhe mënyra e vetme që mund ta bëjë këtë është të vazhdoj me punën e madhe”.

Lexo po ashtu Lopetegui e ka në mendje formacionin e Spanjës për Kupën e Botës, vetëm një vend në mesfushë është në dyshim

“Ka shumë lojtarë të mëdhenj te Real Madridi, ndoshta unë jam problemi”, ka shtuar Isco.

Në 40 ndeshje për Realin këtë sezon mesfushori ka shënuar vetëm shtatë gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=20ZekYl2AIo

Exit mobile version