Telegrafi

Isco do të jetë jashtë fushe për një muaj

Mesfushori i Real Madridit, Isco, do të jetë jashtë aksionit për një muaj, pasi duhet të operohet nga apendiksi (zorra qorre).

Lojtari erdhi të martën në stërvitje me dhimbje dhe stafit mjekësor vendosi që ai të mos stërviste.

Mjekët pastaj bën diagnozën ku ai duhet të operohet. Pas operacionit, Isco do të duhet të pushojë tërësisht për një javë para se të shërohet ngadalë.

Ai nuk pritet të jetë në gjendje të fillojë stërvitjet deri në tri javë, ndërsa El Clasico që zhvillohet me 28 tetor është objektiv i madh i lojtarit, ku kërkon të kthehet.

Isco (Foto: Twitter/Omnisport)

Real Madrid ka stërvitur të martën në Valdebebas përpara ndeshjes së tyre me Sevillan.

Në stërvitje ishin edhe lojtarët që morën çmimet në mbrëmjen gala të ‘Best Aëards’.

Skuadra bëri fotografi me fituesin, Luka Modric, që është lojtari më i mirë në botë.

Trajneri Julen Lopetegiu vazhdoi stërvitjen, ndërsa mungoi edhe Dani Carvajal, që me gjasë do të jetë jashtë për ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/