Isco pritet të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar i Real Madridit.
Kështu së paku ka shkruar sot e përditshmja spanjolle Marca, e cila ka bërë të ditur se spanjollit do t’i rritet rroga vjetore në gjashtë milionë euro.
Mesfushori 25-vjeçar deri më tani ka fituar tre milionë euro ndërsa kontrata e re do të vlejë deri në verën e vitit 2022.
Theksojmë se pagën më të lartë e ka Cristiano Ronaldo, i cili pasohet prej Gareth Balet, Sergio Ramosit, Toni Kroosit, Luka Modricit dhe Karim Benzemas. /Telegrafi/