Telegrafi

Isco shkëlqeu në humbjen ndaj Gironas, spanjolli dhuroi spektakël (Video)

Real Madridi humbi ndaj Gironas me rezultat 2-1 në La Liga.

Golin e vetëm për klubin madrilen ndaj atij katalunas e shënoi Isco, spanjolli ishte lojtari i ndeshjes (nota 8.6) përkundër se skuadra e tij humbi.

Isco përveç golit dhuroi spektakël me disa lëvizje në fushë.

Driblim fantastik në fillim të takimit, goli erdhi pasi ai vrapoi nga porta në portë, pastaj një ndalim mastral i topit dhe një pasim me thembër.

Lexo po ashtu Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)

Por, jo vetëm, në vazhdim ishte koha për driblime të bukura.

Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Las Palmas. /Telegrafi/