Mesfushori i Real Madridit, Isco, thotë se nuk mund të dalë në rrugë me qenin e tij për shkak se atij ia ka vënë emrin e ikonës së Barcelonës, Messi.
24-vjeçari, që spekulohet se është afër largimit, kishte treguar kohë më parë se ia ka vënë emrin qenit Messi, sepse “Lionel Messi është më i miri në botë, dhe ashtu është edhe qeni i Iscos”.
Tani në një intervistë për “Antena 3”, lojtari ka thënë se kjo ide më shumë ishte e vëllait dhe babait të tij.
“Më duhet të them se vendosja e emrit Messi ishte ide e vëllait dhe babait, më shumë se ide e imja”, ka thënë ai.
“Po luaj me të. Jam Madridista dhe kaq. Nuk dal më me të, imagjino të thërras Messi në rrugë”, ka shtuar Isco. /Telegrafi/