Isco pritet që të jetë i gatshëm për derbin madrilen të së shtunës me Atleticon në Wanda Metropolitano.
Lojtari kreativ i Los Blancos u lëndua në fitoren e Spanjës ndaj Costa Ricas.
Matteo Kovacic, Gareth Bale dhe Keylor Navas pritet që të mungojnë në këtë takim për shkak të lëndimeve edhe pse Dani Carvajal besohet se do të jetë i gatshëm për lojë pasi mungoi dy muaj.
“Isco dhe Modric të cilët punuan individualisht të martën, ju bashkuan grupit”.
“Matteo Kovacic po ashtu u stërvit për herë të parë me bashkëlojtarët që nga lëndimi”.
“Gareth Bale, Luka Modric dhe Keylor Navas vazhdojnë që të jenë në procesin rikuperues. Navas u stërvit i vetmuar”, shkruan në një komunikatë të Realit.
Reali është tetë pikë prapa Barcelonës në klasifikimin e La Ligas. /Telegrafi/