Isco e ka quajtur skuadrën e Real Madridit si më të mirën në botë pas një fitore spektakolare prej 6-2 ndaj Deportivo La Corunas.
Real Madridi luajti me formacionin e dytë ndaj Deportivos në një ndeshje ku u mendua se Los Blancos mund të kenë probleme.
Megjithatë, Isco thotë se skuadra në të cilën ai është pjesë është më e mira në botë.
“Kjo është madhështia e një klubi si Reali”.
“Është mirë të kesh 23 startues të gatshëm për ekipin”.
“Skuadra e Realit është më e mira në botë. Sot ishte një ndeshje e kompletuar nga i gjithë ekipi, në një nivel kolektiv dhe individual, që u reflektua edhe në rezultat”.
“Unë e bëj punën time, kështu kam bërë nga dita e parë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat”, deklaroi Isco. /Telegrafi/