Isco është kthyer në një shënjestër të Pep Guardiolas, i cili e sheh lojtarin si pikë kyçe që mund ta dërgojë Manchester Cityn drejti fitimit të Ligës së Kampionëve.
Anglezët ishin pranë finalizimit të marrëveshjes para pesë viteve, por mesfushori zgjodhi Real Madridin.
Në atë kohë pronarët e Manchester Cityt, kishin bërë gati gjithçka, por lojtari iu kishte ikur nga duart.
Tani janë kthyer zërat që Pep Guardiola, e ka kthyer Iscon në objektiv kryesor të këtij afati.
Pavarësisht se arritën ta dominojnë Ligën Premier, ëndrra e sheikëve të Cityt mbetet Liga e Kampionëve.
Manchester City është gati të paguajë rreth 80 milionë euro, plus bonuse për mesfushorin.
Ai mund të largohet nga Real Madridi shkaku i konkurrencës dhe hapësirave jo aq të mëdha. /Telegrafi/