Tottenham Hotspur besohet se ende është në ndjekje te mesfushorit te Real Madridit, Iscos.
Mediat angleze shkruajnë se ‘Spurs’ janë duke përgatitur ofertën për spanjollin të cilin synojnë ta blejnë në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino edhe verën e kaluar provoi ta blejë 24 vjeçarin, por lojtari vendosi të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’. Megjithatë, thuhet se tekniku i Tottenhamit sërish do të provojë ta transferojë Iscon, i cili vazhdon të luftojë për të siguruar një vend në skuadrën e Zinedine Zidane.
Ish-lojtari i Valencias dhe Malagas në këtë sezon të garave, ka qenë titullar tek ‘mbretërit’ në 11 ndeshje, por që vetëm dy nga to i ka zhvilluar të plota, dhe siç raportohet lojtari kërkon të luajë më shumë, në të kundërtën ai mund të ‘fluturojë’ drejt Anglisë. /Telegrafi/