Site icon Telegrafi

Isco lëndohet me Spanjën, në dyshim për derbin e madh ndaj Atleticos

MALAGA, SPAIN - NOVEMBER 11: Isco Alarcon of Spain duels for the ball with Yeltsin Tejeda of Costa Rica during the international friendly match between Spain and Costa Rica at La Rosaleda Stadium on November 11, 2017 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon është lënduar në duelin e kombëtares së Spanjës ndaj Kosta Rikës dhe do të mungojë nde miqësoren e tyre ndaj Rusisë, por pritet t’i mungojë edhe Real Madridit në derbin lokal ndaj Atleticos.

Spanja ka konfirmuar se Isco do të humbasë miqësoren e tyre të dytë ndërkombëtare kundër Rusisë pas një dëmtim të kofshës.

Pas këtij lëndimi, mesfushori spanjoll është në dyshim edhe për derbin e Madridit në fundjavën e ardhshme ndaj Atleticos.

Lexo po ashtu Morata fton Iscon që ta ndjek atë te Chelsea

Isco u lundrua në pjesën e dytë të ndeshjes së fituar nga Spanja kundër Kosta Rikës të shtunën mbrëma me rezultat të thellë 5-0.

Momenti i ndërhyrjes në Iscon

Një deklaratë në faqen zyrtare të federatës spanjolle thuhet se mesfushori u largua nga kampi i ekipit kombëtar “për shkak të goditjes që pati dje”.

Për më tepër, 25-vjeçari i është drejtuar stafit mjekësor të Real Madridit, të cilët tani do të vlerësojë lëndimin e tij dhe nëse ai do të jetë i aftë për t’u përballur me Atleticon.

Isco i lënduar ndjen shumë dhimbje pas ndërhyrjes!

La Roja përballet me Rusinë në fillim të javës së ardhshme, ndërsa Mbretërit udhëtojnë drejt Wanda Metropolitanos të shtunën e ardhshme.

Në rast lëndimi të theksuar, Isco do të ishte një mungesë e madhe për trajnerin Zinedine Zidane, pasi në këtë fillim sezoni është lojtari më në formë i ekipit. /Telegrafi/

https://twitter.com/JogaBonitoUSA/status/929544790932447232

Exit mobile version