Isco Alarcon ndihet shumë i lumtur pas triumfit të tij të tretë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Mesfushori spanjoll erdhi para katër viteve të Reali, pas një transferimi prej rreth 30 milionë eurove nga Malaga.
Pas kësaj, Isco arriti të fitoj tre trofe të Ligës së Kampionëve me gjigantin spanjoll dhe thotë që këtë sukses as nuk ka mundur ta ëndërroj më parë.
“Është trofeu i tretë i Ligës së Kampionëve në katër vjet për Madridin dhe e treta si profesionist”.
“Kurrë nuk do ta kisha ëndërruar këtë në jetën time!”, ka deklaruar Isco pas ndeshjes. /Telegrafi/