Telegrafi

Isco: Jemi Real Madridi dhe nuk mund të lëshojmë pikë

GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Francisco Alarcon 'Isco' of Real Madrid CF plays the ball under pressure from Francisco Aday of Girona FC during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka folur pas humbjes 2-1 ndaj Gironas në La Liga.

Spanjolli që kështu Los Blancos nuk duhet të vazhdojnë dhe se nuk duhet të largohen aq lehtë nga gara për titull.

“Ishte një ndeshje e pazakontë, ishin në epërsi 0-1”, ka thënë Isco pas ndeshjes.

“U shkëputëm për një moment në fillimin e pjesës së dytë dhe ata u ndezën. Provuam deri në fund, nuk ishte e shkruar të ndodh. Fatkeqësisht, po lëshojmë pikë që nuk kemi pritur. Kemi tani kemi një ndeshje të madhe në Londër”.

“Nuk mund të na largoni aq lehtë nga gara, ka ende shumë deri në fund të kampionatit. E urrej që kemi lëshuar tre pikë, duam më të mirin e skuadrës”.

“Duhet të jemi më të motivuar dhe mos t’i japim kundërshtarëve mundësi. Nuk duhet të vazhdojmë kështu, jemi Real Madrid dhe nuk mund të lëshojmë pikë”, ka shtuar Isco. /Telegrafi/