Telegrafi

Isco i jashtëzakonshëm, shikoni momentin kur i turpëroi futbollistët e Deportivos (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore të lartë në kuadër të La Ligas.

Madrilenët triumfuan si mysafirë me rezultat 6-2 kundër Deportivo La Corunas.

Mesfushori spanjoll, Francisco Isco realizoi një gol të bukur në minutën e 77 të takimit.

Por, lëvizjet maestrale të Iscos në aksionin e golit të tretë të Real Madridit, kanë pushtuar internetin.

Ai driblon disa lojtar edhe në stilin e Zinedine Zidane dhe në fund asiston për bashkëlojtarët.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/