Telegrafi

Isco: Jam afër të rinovoj me Real Madridin

Isco i shumëkërkuar nga Barca pritet të ketë klauzolë prej 700 milionë eurosh. Foto: Telegrafi

Real Madrid është vënë në punë që të rinovojë sa më parë kontratën me Iscon, ndërsa lojtari e ka pranuar se gjithçka është afër. 

Isco shënoi njërin nga golat e fitore në ndeshjen që Los Blancos fitoi 2-1.

“Do të kryhet së shpejti, jemi shumë afër”.

“Madridi është skuadër e fortë dhe jemi shumë të lumtur”.

“Luajtëm shumë mirë dhe fitorja është obligim i yni”, ka thënë Isco duke e lavdëruar edhe skuadrën e Manchester United për lojën. /Telegrafi/