Site icon Telegrafi

Isco ia kujton Bayernit padrejtësinë që i është bërë Realit në ndeshjen e parë

Getty Images

Real Madridi fitoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 4-2 në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe lojtarët e klubit gjerman pas takimit kanë dhënë deklarata të ndryshme për referimin e dobët.

Mesfushori i Los Blancos, Isco, ka folur pas ndeshjes dhe ia ka kujtuar faktin të gjithëve se Bayernit i është dhënë një penallti jo-ekzistuese e cila nuk u shndërrua në gol nga Arturo Vidal.

Lexo po ashtu Ribery qorton gjyqtarin Kassai nëpërmjet një postimi në Instagram (Foto)

“Ne kemi luajtur si ekip, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Besoj se trajneri do të bënë zgjedhjet e duhura për El Clasico”.

“Kemi vuajtur, por në fund morëm rezultatin.  Jam i lumtur që fillova ndeshjen nga minuta e parë”.

Lexo po ashtu Gerard Pique rrënoi internetin me postimin e tij në Twitter në momentin kur Reali barazoi rezultatin ndaj Bayernit në 2-2 (Foto)

“Njerëzit po harrojnë se në Munich atyre është i është dhënë një penallti jo-ekzistuese. Ky është futbolli, me raste të jep, me raste të merr”.

“Siç thash më herët, jam i gatshëm për atë që trajneri ka nevojë për mua”, ka thënë Isco. /Telegrafi/

Exit mobile version