Telegrafi

Isco i gatshëm të largohet nga Real Madridi – spanjolli kërkohet nga tri klube të Ligës Premier

Isco Alarcon dëshiron të largohet nga Real Madridi me të përfunduar ky edicion.

Mesfushori spanjoll nuk ka hapësirë të mjaftueshme te Los Blancos, andaj po e kërkon largimin sa më parë.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool duan të transferojnë atë nga Real Madridi.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Skuadra spanjolle kërkon 60 milionë euro nga shitja e tij, derisa klubet angleze besohet se nuk ofrojnë më shuam së 50 milionë.

Isco kishte qenë vendimtar në fillimit e karrierës së tij në Santiago Bernabeu, mirëpo me ardhjen e Zinedine Zidanes në krye të skuadrës, ai nuk po luan mjaftueshëm.

Kjo situatë la bërë që lojtari ta kërkojë largimin e që destinacioni i radhës për të pritet të jetë Liga Premier. /Telegrafi/