Site icon Telegrafi

Isco i frustruar me vendimet e Zidanet, ua kumton shokëve lajmin e largimit nga Reali

Mesfushori i Real Madridit, Isco përsëri është lënë si zgjedhje e dytë e Zinedine Zidanet, edhe në përgatitjet para-sezonale në Miami.

Me bisedimet e reja të kontratës të mbetura pezull, mediumi iberik Diario Gol thotë se Isco është tronditur nga trajtimi i tij në humbjen e El Clasico të dielën ndaj Barcelonës.

Lexo po ashtu Isco refuzon rinovimin me Realin, Barça me Cityn e Juven në alarm

Me Toni Kroos, i cili nuk ishte gati të luante, Isco priste që të ishte titullar, por trajneri Zinedine Zidane shkoi në vend të tij me Mateo Koavacicin, një zgjedhje që justifikoi me performancën e tij me gol.

Megjithatë, Isco u trondit nga ky vendim – dhe duke parë edhe mesfushorin tjetër rival, Gareth Bale, të cilit gjithashtu iu dha fanella e titullarit.

Lexo po ashtu Zidane në hall, nëntë lojtarë për tri pozita

Zhgënjimi i mesfushorit spanjoll u shtua edhe më shumë pasi ai nuk mori asnjë shpjegim nga Zidane as para dhe as pas ndeshjes.

Isco i ka folur shokëve të tij për shqetësimet e tij dhe e ka bërë të qartë se nuk do të përballet me një sezon tjetër me mundësi të kufizuara të lojës – pa marrë parasysh suksesin e tij në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version