Isco raportohet se po e lutë Realin që të mbetet në klub edhe për dy vjet.
Sipas AS, mesfushori ka informuar hierarkinë e realit se ai dëshiron t’i respektojë edhe dy vitet e mbetura në kontratën me klubin mbretëror.
Për më shumë, gazeta mëson se Reali është i pakënaqur me formën e tij dhe e ka vënë në shitje.
Por, Isco besohet se është optimist se mund të bindë Realin që të qëndrojë.
Për Iscon të interesuar janë Juventusi, Manchester City dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/