Lojtari i Real Madridit, Isco shpreson të qëndrojë në klubin mbretëror për një kohë shumë të gjatë, pavarësisht se nuk ka rinovuar ende kontratën e tij, e cila skadon vitin e ardhshëm.
Marrëveshja e 25-vjeçarit në Bernabeu skadon në qershor të vitit 2018 dhe ai ende nuk ka vënë të zezën mbi të bardhë në kontratën e re.
Por, mesfushori magjik spanjoll ka përsëritur disa herë dëshirën e tij për ta bërë këtë dhe për të qëndruar sa më gjatë te Reali.
“Dua të qëndroj në Madrid për një kohë shumë të gjatë – për shumë vite”, ka thënë fillimisht Isco për Cadena Ser.
“Gjithmonë kam dashur të jem i suksesshëm në Madrid, madje edhe gjatë atyre kohërave kur nuk po luaja aq”.
“Kam qenë i vendosur që nuk do të heq dorë dhe kështu që unë jam tani – ndihem i rëndësishëm tani dhe ndihem shumë rehat, kështu që tani dua të vazhdoj në këtë mënyrë si për Madridin ashtu edhe për Spanjën”, përfundoi spanjolli.
Isco, dikur ish-lojtar i Vanelcias dhe Malagas, ka shënuar 33 gola në 191 paraqitje për Los Blancos. /Telegrafi/