Isco Alarcon duket se do të rikthehet të luajë sërish në La Liga.
Mesfushori i liruar i Sevillas mbetet i disponueshëm pas dështimit të kalimit te Union Berlin.
Ok Diario raporton se Betis po lëviz për Iscon pasi humbi Nabil Fekir për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të një lëndimi në gju.
Isco mund të nënshkruhet si zëvendësues, megjithëse duhet të pranojë një marrëveshje me vlerën e pagës minimale.
Flamengo ka qenë gjithashtu në kontakt me Iscon ditët e fundit, por nuk ka lëvizje konkrete.
Ish-anëtari i Real Madridit është i gatshëm t’i bashkohet Betisit dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare. /Telegrafi/