Real Madridi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi edhe Luka Modric edhe Isco, kanë marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Dy futbollistët kishin pasur lëndime muskulore, mirëpo kanë arritur të rikuperohen dhe janë përfshirë në skuadrën e Los Blancos.
Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të vendosë nëse do t’i shfrytëzojë dy mesfushorët në ndeshjen e radhës.
Këtë fundjavë, Reali zhvillon derbin lokal kundër Atletico Madridit, ndërsa pritet që së paku njëri ose që të dy lojtarët të përfshihen në listën e plotë të lojtarëve të Los Blancos.
Lëndimet e tyre i kanë mundësuar James Rodriguezit që të luajë në mesfushë, ndërsa pritet që kolumbiani të luajë edhe të shtunën në derbin e Madridit. /Telegrafi/