Isco Alarcon dëshiron të mbetet edhe pas këtij sezoni pjesë e klubit të madh spanjoll, Real Madridi.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Isco nuk ka dëshirë të transferohet në verë dhe po dërgon ‘mesazhe të qarta’ në hierarkinë e klubit.
26-vjeçari është kthyer të luaj një rol të rëndësishëm për kampionët evropianë që nga kthimi i Zinedine Zidane si trajner, pas një kohe si i ‘zhdukur’ në ekipin e parë.
Mesfushori spanjoll nuk ka filluar asnjë ndeshje në La Liga ose në Ligën e Kampionëve nën urdhrat e Santiago Solarit, i cili u shkarkua muajin e kaluar, por tani me Zidanen ka fituar disa herë formacionin titullar.
Isco ka një kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021 dhe ka gjetur golin në fitoren e fundit të ligës ndaj Celta Vigos dhe Huescas. /Telegrafi/