Isco Alcorcon është një ndër futbollistët më të mirë të Realit në sezonet e fundit, duke qenë protagonist në fitoren e Ligës së Kampionëve.
Spanjolli po përjeton një moment magjik edhe jashtë fushave të lojës, teksa së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen me Sara Salamo me një postim në Instagram.
Aktorja e njohur ndërkohë është një tifoze e çmendur e Atletico Madrid, duke krijuar një derbi të vërtet brenda në shtëpi.
“Jam kolçonere deri në ditën e fundit, unë jam një grua besnike”, ka thënë ajo për mediat spanjolle.
Me siguri që fansat e Realit nuk kanë mbetur shumë të kënaqu nga kjo lidhje, por e rëndësishme është që ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Theksojmë se mesfushori i Los Blancos ka edhe një kafshë shtëpiake, qenin që e ka pagëzuar me emrin Messi. /vipsport/