Site icon Telegrafi

Isco bën shaka me veshjen e legjendës së Arsenalit: Kamerier, një Coca Cola

Në ndeshjen mes Granadas dhe Real Madridit, Isco u bë pjesë e një shakaje ku për cak ishte trajneri Tony Adams, që është legjendë e Arsenalit. 

Trajneri anglez kishte veshur një jelek dhe kjo u komentua nga lojtarët e bankës së Real Madridit.

I pari që e pa trajnerin ishte Karim Benzema, ndërsa Isco filloi shakanë.

“Kamerier! Një Coca Cola!”, thuhet t’i ketë thënë Isco, ndësa Luka Modric dhe Toni Kroos filluan të qeshin.

Real Madridi fitoi me rezultat 4-0 dhe mbetet në rrugë të mirë për ta fituar titullin, ndërsa atmosfera në skuadër mbetet fantastike. /Telegrafi/

Exit mobile version