Telegrafi

Ischinger: “Statusi neutral” së pari do të diskutohet më Treshen

“Së pari duhet të zhvillohen bisedime në kuadër të Treshes që të shihet sesi të shtyhen gjërat përpara”, ka thënë Ischinger, para se të takohej me kolegët e tij nga Treshja.

Ischinger ka shtuar se, takimin e sotëm, e pret më një “humor të mirë”, ndërkohë që dy kolegët e tij, Kharchenko i Wizner, nuk janë deklaruar për mediet.

Përveç takimeve të Treshes me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, në orën 15:00, është paraparë edhe takimi i drejtpërdrejtë mes palëve negociatore.