Telegrafi

Ischinger: Njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, e mundur

Ai ka vlerësuar se, problemi i Kosovës është i mundur të zgjidhet, por është pikëpyetje nëse Prishtina e Beogradi kanë vullnet politik për këtë gjë.

"Pyetja në të cilën nuk mund të jap përgjigje është – nëse të dyja palët, të cilat do të duhej të arrinin marrëveshje, kanë vullnet politik për këtë", ka thënë Ischinger në një intervistë për radion “Deutsche Welle".

Ai, megjithatë, ka vlerësuar se, negociatat i bëjnë më të vështira fakti, që të dyja palët nuk marrin vendime “në bazë të kritereve racionale", përkundrazi mendojnë, siç ka thënë ai, në mënyrë “nacionaliste".

"Nuk jam i sigurt që mund të arrijmë qëllimin, sepse partnerët tanë në Prishtinë e Beograd nuk vendosin në bazë të kritereve racionale, që ne në Evropën Perëndimore, pas përvojave tragjike të shekullit XX, e bëjmë më lehtë. Atje ka prirje më të madhe që të mendohet rreptësishtë në mënyrë nacionale, do të mund të thuhej edhe nacionaliste", ka vlerësuar Ischinger.