Telegrafi

Ischinger: Negociatat nuk janë farsë

Ai ka deklaruar se në vetëdijen evropiane, Kosova është kuptuar si problem evropian, andaj duhet zgjidhur në mënyrë evropiane. "Më 2007 nuk mund të thuhet se krizat evropiane do të zgjidhen në SHBA. Evropa nuk t’i shmanget përgjegjësisë se për bisedimet mbi Kosovën janë të interesuara të gjitha 27 anëtaret e BE-së", ka thënë Ischinger për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Ai ka thënë se grindja rreth pavarësisë dhe autonomisë do të zgjaste edhe shumë vjet, nëse nuk do të analizoheshin të gjitha detajet e marrëdhënieve të mundshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, detaje të cilat do të nënkuptonin sa më shumë interesa serbe, dhe po aq pozicion të tillë të kosovarëve. /qik/