Pavarësisht që Gjermania sikurse edhe vendet e tjera po përballet me luftimin e pandemisë së coronavirusit, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar që Berlini ta ndihmojë Kosovën në përballje me këtë betejë.
Ischinger këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ia ka bashkangjitur postimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt rreth video-konferencës që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Çfarë ndihme konkrete do t’i ofrojë Berlini Kosovës për krizën e coronavirusit? Ata që ndihmojnë shpejt ndihmojnë dy herë- dhe ne nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së këtë fushë”, ka shkruar Ischinger. /Telegrafi/
@HeikoMaas : Welche konkreten Hilfen wird Berlin #Kosovo anbieten in der #Coronakrise? Wer schnell hilft, hilft doppelt – und wir sollten dieses Feld bitte nicht ganz den #USA überlassen! @Enver_Hoxhaj @GermanAmbKOS @albinkurti https://t.co/cSG40BGI2c
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 24, 2020