Telegrafi

Ischinger: Duhet të vendosim tani

"Do të ishte gjë e rrezikshme të vazhdohet me bisedime të pafundme. Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk do të bëhet më e lehtë më shtyrje të mëtutjeshme, por do të bëhej gjithnjë e më e rëndë. Duhet të vendosim tani. Ky është mendimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe rreth kësaj çështjeje nuk kemi mospajtim as me palën ruse”, ka thënë Ischinger për numrin e sotëm të gazetës austriake “Die Presse”.

Ndërmjetësi i BE-së ka thënë se, mandati i treshes skadon më 10 dhjetor, me dorëzimin e raportit te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, mirëpo nuk ka dashur të spekulojë se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këtë raport.

"Një presion me afate nuk është gjithaq i keq. Po që se nuk do t’ia kishim parashtruar vetes afatin prej 120 ditëve, por prej 1.200 ditësh, atëherë sot nuk do të ishim aty ku jemi. Në kohën e mbetur mund të arrijmë rezultat, nëse në anën kosovare dhe në atë serbe ekziston vullneti politik”, ka thënë Ishchinger.

I pyetur nëse kah fundi i nëntorit do të mbahet një konferencë më e madhe për Kosovën, Ischinger ka thënë se, nuk ka arsye për mbajtjen e një tubimi të tillë, nëse njëra apo të dyja palët refuzojnë zgjidhjen.