Telegrafi

Isak: Kosova ka lojtarë të mirë në sulm, ishte goli më i bukur me kombëtare

Suedia fitoi 3-0 ndaj Kosovës në “Friends Arena” në Stokholm, ndërsa njëri prej shënuesve ishte Alexander Isak.

Ky i fundit ka thënë pas ndeshjes që Kosova ka lojtarë të mirë në fazën sulmuese, ndërsa goli i shënuar sot ishte më i bukuri i tij me Suedinë.

Isak realizoi nga distanca një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, duke e quar rezultatin në 2-0.

“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet, por ne arritëm të shënonim gola”.

“Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, ka thënë Isak.

Kosova mbetet me 4 pikë në grupin A. /Telegrafi/