Telegrafi

Isaiah Traylor, MVP i xhiros së nëntë

(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka mundur Pejën 86-77 në derbin e xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci me 30 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime, me një indeks prej 26.

Traylor ka qenë njëri nga basketbollistët më të merituar të Vreshtarëve në këtë edicion, duke e ndihmuar të shënojë shtatë fitore në nëntë ndeshje.

Ndërkohë, top-pesë shënuesit më të mirë të xhiros së nëntë janë:

Sean Hoehn i Bashkimit me 32 pikë, Isaiah Traylor i Rahovecit me 30, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit me 30, Drilon Hajrizi i Pejës me 29 dhe Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 26.