Superylli i Boston Celtics, Isaiah Thomas, ka shfaqur një tjetër paraqitje fantastike ndaj Neë York Knicks.
Edhe pse ekipi i tij pësoi humbje, Isaiah Thomas bëri ç’mos që ta evitojë atë.
Megjithatë, mungesa e Avery Bradleyt ishte evidente, sidomos në fazën e mbrojtjes.
Thomas regjistoi plot 39 pikë në këtë duel me një tjetër shkëlqim në qerekun e katërt.
Dhe një moment që spikati nga performanca e tij ndodhi në pjesën e parë.
Ai pasi doli nga një “motion” prej brenda duke pranuar topin nga Kelly Olynyk, krijoi një ‘pick and roll’ fantastik duke pasuar mes këmbëve të Plumleet sërish për Olynyk i cili me lehtësi e finalizoi akzionin, shkruan Telegrafi.
Ky ishte një nga asistimet më të mira këtë sezon, kurse me këtë aftësi të asistimeve dhe driblimit mes këmbëve u dallua edhe Chris Paul më herët gjatë sezonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-iyTLfQwaTs