Telegrafi

Isaiah Thomas: Jam lojtari më i mirë në botë

Nuk dihet nëse për shkak se është shtatshkurtër, apo për shkak se ishte i fundit i zgjedhur në drafin e vitit 2011, por Isaiah Thomas gjithmonë përkujdeset që të ketë përgjegjësi mbi supet e tij për ekipin e tij.

Plejmejkeri i Boston Celtics këtë sezon është në formë montruoze, duke arritur mesataren më të mirë të një lojtari në qerekun e katërt në 20 vitet e fundit.

I pyetur nëse ai mund të krahasohet me më të mirët e kampionatit më të mirë të basketbollit në botë, Isaiah nuk tregohet aspak modest.

“Nuk dua të jem arrogant, por ndjej se jam lojtari më i mirë në botë. Kjo është për shkak të punës që e bëj dhe nëse nuk ndihesh kështu, atëhreë e mashtron veten”, deklaroi Thomas.

Thomas dështoi vetëm një herë në 39 ndeshjet që ai luajti që të shënojë më shumë se 20 pikë, kurse mesatarja e tij fenomenale në qerekun e katërt vetëm sa shkon duke u rritur.

Ai ka saktësi prej 48.4 për qind të gjuajtjeve nga loja e hapur dhe 43.7 për qind saktësi nga perimetri, me saktësi prej 89.9% nga vija e gjuajtjeve të lira. /Telegrafi/