Telegrafi

Isaac Herzog, president i ri i Izraelit

Isaac Herzog, kryetari i Agjencisë Hebraike dhe ish-udhëheqësi i Partisë së Punës, u zgjodh sot në parlament, Knesset, si presidenti i ri i Izraelit.

Për politikanin 60-vjeçar, votuan 87 nga 120 deputetë, raporton france24.

Ai mundi Mirijam Perec (67), një mësues që jep Judaizëm dhe Sionizëm.

Herzog do të pasojë Reuven Rivlinin, mandati i të cilit skadon më 9 korrik të këtij viti.

Ai do të jetë presidenti i parë i Izraelit, babai i të cilit ishte gjithashtu kreu i shtetit hebre. Chaim Herzog ishte President i Izraelit nga 1983 në 1993.

Babai i Herzog, Haim ishte ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara para se të zgjidhej president i Izraelit.

Kushëriri i tij i ngushtë, Aba Eban ishte ministri i parë i jashtëm dhe ambasadori i Izraelit në OKB dhe Shtetet e Bashkuara, dhe gjyshi i tij ishte kryeparbi i Izraelit. /Telegrafi/