Site icon Telegrafi

Isa Mustafa,”Shok”-ut: I bëtë emër të mirë Kosovës

Postimeve të shumta dedikuar pjesëmarrjes së filmit kosovar “Shok” për herë të parë në histori në “Oscar” i është bashkangjitur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” është shprehur se ndjehet krenar për përfaqëzimin dinjitoz të filmit “Shok”, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash ai ka thënë se “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë dhe i bëri emër të mirë shtetit tonë.

”Të dashur miq, dua të ndajë ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore. “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës. I.M”./Telegrafi/

Exit mobile version