Telegrafi

Isa Mustafa votoi me ID të UP-së

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili votoi në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, përdori një kartelë identifikuese nga Universiteti i Prishtinës për votim.

E lidhur me këtë parregullsi, komisionerët e kësaj shkolle kanë thënë që ky lëshim mund të ketë ndodhur edhe pasi kishte një presion të madh të mediave dhe gazetarëve prezent, njofton Klan Kosova.

“Nuk jemi të mësuar para kamerave dhe gazetarëve, edhe pse nuk dua ta justifikoj askënd, mirëpo edhe kjo mund të jetë shkas për lëshimet e mundshme”, ka thënë udhëheqësi i këtij vendvotimi Agron Mexhuani.

Tutje ai ka shtuar që gjithçka ka shkuar me rregull në këtë qendër të votimit.