Kryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë rrjet social është hapur një profil i rremë me emrin e tij.
Mustafa, i cili kohët e fundit është shumë aktiv me postime në rrjetin social Facebook, ka thënë se dikush ka hapur një profil të rremë me emrin e tij dhe ka njoftuar se çdo status që lëshohet në atë faqe nuk është i tij.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Qytetar të nderuar
Tani kuptova se dikush ka hapur nje profil te rremë, në emrin tim: https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816
Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi.
Unë shfrytëzoj vetëm adresën e deritanishme zyrtare.
Faleminderit në mirëkuptim! Isa Mustafa”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/