Telegrafi

Isa Mustafa ngushëllon familjen Rexhepi

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit dhe ekonomistit Ibrahim Rexhepi, kryetari i LDK-së Akademik, Isa Mustafa ka dërguar këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara Familja Rexhepi, 

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e anëtarit të familjes tuaj.

Ibrahim Rexhepi ishte personalitet i respektuar dhe i vlerësuar në fushën e gazetarisë dhe të ekonomisë. 

Gjatë gjithë jetës së tij u shqua me mendimin e tij kritik por edhe kreativ në trajtimin  e temave zhvillimore që ishin me rëndësi jetike për vendin tonë; si gazetar, ekonomist e veprimtar politik. 

Ngushëllime poashtu gjithë kolegëve të tij gazetarë, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij”, ka thënë kryetari Mustafa. /Telegrafi/