Përderisa në orën 19:00 ka përfunduar procesi i rivotimit në Istog, tashmë të dy shtabet zgjedhore ajo e LDK-së dhe AAK-së janë duke pritur rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ-së.
Në shtabin e LDK-së në Istog është parë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe anëtarë të tjerë të LDK-së, të cilët po e mbështesin kandidatin e tyre, Haki Rugovën.
Dhe sipas rezultateve dhe brohoritjeve të tyre, duket se kandidati i tyre Haki Rugova është duke prirë me rezultat ndaj kundërkandidatit të tij nga AAK, Gani Dreshajt./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aX4hWOFP4II